Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK reagon për largimin e dhunshëm të gazetarit Osmani nga hapësirat e Kuvendit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për largimin e dhunshëm të gazetarit Taulant Osmani nga hapësirat e Kuvendit.

Sipas raportit të incidentit, AGK thotë se gazetari ka qenë duke qëndruar në korridor pranë zyrës ku po mbahej takimi i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Fillimisht doli një person i cili më kërkoi akreditimin dhe unë e paraqita. Mandej doli një person tjetër i cili më tha se akreditimi nga Kuvendi më ka skaduar në Dhjetor të vitit të kaluar dhe se nuk mund të qëndroj aty. Mirëpo ne dhe të gjitha mediat kemi aplikuar me kohë për vazhdim dhe është Kuvendi ai i cili nuk e ka proceduar vazhdimin e akreditimeve të mediumeve”, kujton ngjarjen gazetari Osmani duke shtuar se “...pastaj më ka shtrënguar për krahu dhe me dhunë më ka tërhequr jashtë objektit të Kuvendit”.

Pse u largua gazetari, sqarim i Kuvendit të Kosovës

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës këtë ngjarje e konsideron si pengesë direkte dhe ushtrim i dhunës ndaj gazetarit, përkundër arsyetimit se akreditimi ka skaduar – për shkak se askush nuk ka të drejtë që të ushtrojë dhunë ndaj punëtorëve të mediave e sidomos në situata kur raportimi ka të bëjë direkt me interesat e qytetarëve dhe të vendit tonë”, thuhet në reagimin e AGK-së. “Kjo ngjarje shpërfaq edhe njëherë mendësinë dhe mungesën e respektit të institucioneve tona publike ndaj punës së gazetarëve”