Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK me mbledhje përkujtimore për gazetarin Ibrahim Rexhepi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se nesër, e martë, në orën 12:00 do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi.

Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Slivovë të Ferizajt, në orën 15:30.

Artikuj të ngjashëm