Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen e datës 07.05.2018 ka marrë iniciativë për hartimin e draft Ligjit të medieve në Kosove.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një kumtese lidhur me këtë iniciativë thotë se si palë e interesit të veçantë në këtë fushë nuk është njoftuar fare nga komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në lidhje me këtë nismë ligjore si dhe nuk është në dijeni për qëllimin që bartë në vetvete hartimi i një drafti i cili do të normonte fushën e medieve në Kosovë, transmeton Koha.net.
Prandaj, mos përfshirjen në konsultime që në fazën fillestare e akterëve relevant, të cilët merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe, trupave të tjerë vetërregullues që e mbulojnë fushën e medieve në Kosovë konsiderojmë se është një tendencë politike për ta kontrolluar, kufizuar dhe cenuar lirinë e shprehjes.
AGK në parim kundërshton çfarëdo nisme legjislative nga cilido institucion i cili më parë nuk konsultohet me palët e interesit si dhe nuk i bënë të ditura arsyetimet e qëllimit për hartimin e një ligji, në këtë rast Ligjit për mediet në Kosovë, thotë ndër të tjera kumtesa.
-
AGK-ja shprehet e shqetësuar për paralajmërimet se VV-ja do t’i bojkotojë disa media
-
AGK-ja pret që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për KPM-në
-
AGK-ja i kërkon presidentes qëndrim publik për Ligjin e KPM-së
-
AGK pas miratimit të ligjit për KPM-në: Qeveria goditi lirinë e medias sot
-
AGK-ja i kërkon Qeverisë të tërhiqet nga projektligji për KPM-në e VV-së të mos e votojë