Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGK) ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara së fundmi nga portali Shqip, në të cilat dëgjohet gazetari kosovar Visar Duriqi, teksa pranon të publikojë lajme me porosi.
AGK-ja në reagimin e saj deklaron se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Kosovë.
Sipas AGK-së, kredibiliteti i medive është i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.
“Në dritë të zhvillimeve të fundit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dëshiron të ritheksojë se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre. AGK-ja e ka parasysh se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve. AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi”, thuhet në reagim.
-
AGK-ja shprehet e shqetësuar për paralajmërimet se VV-ja do t’i bojkotojë disa media
-
Sadiku: Të prangosen ata që përçojnë agjenda, hetuesit të reagojnë
-
Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi, IKD-ja kërkon zbardhjen e rastit
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve
-
AGK-ja i bën thirrje Osmanit të heqë dorë nga sulmet ndaj gazetarëve