Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate u ka bërë thirrje gazetarëve, por edhe të tjerëve që të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe të respektojnë Kodin e Etikës në komunikimet publike.
Gazetarja Arbana Xharra ka replikuar me anëtarin e Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, thekson AGK si shkas të këtij reagimi. Ky debat mes tyre ka shkaktuar diskutim të madh në opinionin publik. AGK për çdo rast i referohet Kodit të Etikës, i cili i bënë thirrje gazetarëve ta respektojnë, pasi vetëm me respektim të parimeve profesionale dhe etike, gazetaria në vendin tonë do të ketë respekt dhe besim më të madh të qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNe dëshirojmë që të njoftojmë opinion publik se nuk është në punën AGK-së që të komentojë apo mbajë qëndrim në raport me mendimet personale të gazetarëve, në këtë rast të znj.Arbana Xharra, e cila në profilin e saj në Facebook ka replikuar me aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, por nga ana tjetër AGK-ja nuk mund të rri indiferente, madje do të mundohet vazhdimisht që të rrisë vëmendjen përmes reagimeve publike dhe komunikimit me institucione në rastet kur kemi të bëjmë me punë profesionale, raportim, intervista, hulumtim... apo raportim për ngjarje të ndryshme në vend.
Ne jemi kundër çdo lloj fushate denigruese, linçuese apo edhe kërcënuese ndaj gazetarëve si dhe ndaj çdo lloj ofendimi që mund të bëjnë gazetarët. Ne ju bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë diskutim, porse edhe grupeve të tjera të interesit, që t’i shfrytëzojnë institucionet kompetente për t’i zgjidhur problemet mes vete, qofshin ato kërcënime, fyerje apo gjuhë e urrejtjes.
Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit vetëm sa e keqësojnë gjendjen e lirisë së shprehjes dhe mediave në vendin tonë. Ne kërkojmë nga të gjitha palët që të kursehen nga akuzat, shpifjet, kërcënimet dhe fushatat linçuese.
Siç e dini vendi ynë prej vitesh është në fund të raporteve ndërkombëtare sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve.