Shkaku i planifikimit të dobët dhe i realizimit të ulët të kontratave të centralizuara të cilat Agjencia Qendrore e Prokurimit i kishte zhvilluar gjatë viteve 2015-2016, buxheti i Kosovës rrezikon të pësojë humbje prej 2.6 milionë eurosh.
Edhe pse AQP-ja ishte themeluar për të kursyer paratë e buxhetit të shtetit përmes blerjes së centralizuar, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, “Vlera për para në prokurimet e centralizuara”, tregohet se ekziston rreziku që furnitorët të paguhen pa dorëzuar mallra, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë auditimit të 8 nga gjithsej 15 kontrata të centralizuara të zhvilluara nga AQP-ja për periudhë trevjeçare, del se për 16-20 muaj ato janë realizuar vetëm rreth 15-20 për qind. Raporti nxjerr në pah se në disa raste çmimet e AQP-së ishin më të larta se çmimet individuale të institucioneve publike.
Sipas ZKA-së, AQP-ja ka mangësi substanciale në menaxhimin e procesit të prokurimeve të centralizuara në veçanti me hulumtimin e tregut dhe monitorimin e implementimin e kontratave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)