Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Agjencia Kundër Korrupsion dorëzon kallëzim penal kundër Hajdarit

rozi

Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, nën dyshimin për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Këtë për Kohën e ka konfirmuar drejtori i kësaj agjencie, Ylli Buleshkaj.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’ nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kallëzimin penal e ka dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lidhur me këtë ende nuk ka reaguar ministrja Hajdari.

Artikuj të ngjashëm