Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Agjencia Kadastrale e Kosovës, komisionin e ri për kufirin e quan tendencioz

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka thënë të jetë informuar nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara se, siç thotë në komunikatë, “Komisioni i ri për kufirin, në mënyrë tendencioze ka trajtuar saktësinë e dokumentacionit kadastral për territorin e Republikës së Kosovës”.

Si rrjedhojë, AKK ka dërguar një sqarim në mënyrë që “opinioni i gjerë të informohet drejtë dhe sakët lidhur me këtë çështje”.

Më poshtë ju sjellim të plotë sqarimin e AKK-së:

Të dhëna kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot. Këto të dhëna kadastrale për pronën e paluajtshme janë të regjistruara për të gjithë pronarët e pronave private, pronarët e Ndërmarrjeve Shoqërore, pronarët e pronave publike dhe pronarët e pronave shtetërore.

Territori i Kosovës është i përberë nga 38 Komuna brenda të cilave janë 1305 zona kadastrale. Ndërsa numri total i parcelave në territorin e Kosovës është 2.113.187, numri total i ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave është 71.265 të regjistruara në emër të 521.025 pronarëve. Këto të dhëna çdo ditë mund të i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Edhe Çfarë thotë AKK rreth  “kufirit administrativ” dhe “kufirit kadastral” Arbëri Çfarë thotë AKK rreth “kufirit administrativ” dhe “kufirit kadastral”

I gjithë territori i Kosovës është i paraqitur nga matjet gjeodezike në harta kadastrale në shkallë zvogëlimi 1:500, 1:1000,1:2500. Numri i fletëve të hartës kadastrale i përpiluar me saktësi decimetrike, sipas përpjesës për territorin e Kosovës është:

harta në shkallë 1:500 281 fletë

harta në shkallë 1:1 000 541 fletë

harta në shkallë 1:2 500 10577 fletë

Totali i hartave 11 399 fletë

Territori i Kosovës i prezantuar në gjeoportal shtetëror është vazhdimësi i të dhënave kadastrale nga Drejtoria Krahinore për Gjeodezi e KSA të Kosovës. Përgjatë kufirit shtetëror të Kosovës me shtetet fqinje janë 514 harta kadastrale me shkallë zvogëlimi 1:2500, në të cilat është e paraqitur edhe vija administrative e KSA të Kosovës, tani kufi i Republikës se Kosovës.

Në faqe 53 të Raportit të Komisionit të ri për kufirin, kapitulli 4.5 shkruan: “Kadastri, duke qenë i tillë, nuk ka përfshirë prona shtetërore, nëse ato nuk janë rrethuar nga prona në pronësi apo të drejta pronësore private”.

Edhe Kosova përkthen pronat në emër të vetin Arbëri Kosova përkthen pronat në emër të vetin

Kufijtë e pronave shtetërore (shoqërore), veçanërisht ato malore, kanë pasur rregullim të veçantë në të gjitha sistemet shoqërore.

· Në regjistrat e pronave te paluajtshme janë te regjistruara te gjitha pronat e territorit te Kosovës, duke përfshirë pronat private, pronat shtetërore, shoqërore, komunale, te ndërmarrjeve publike.

· Po ashtu Qeveria e Republikës se Kosovës me datë 01.03.2017 ka nxjerr vendimin Nr. 06/134, ka përcaktuar që të gjitha pronat e paluajtshme të cilat kane qene të regjistruara në emër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë/Republikës së Jugosllavisë, të Republikës Socialiste të Serbisë/Republikës së Serbisë, dhe të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, përfshirë organet e tyre shtetërore, administrative, ushtarake dhe ish-organizatat shoqërore-politike të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës si pronare e këtyre pronave të paluajtshme.

· Me të gjitha ligjet për kadastrin që nga themelimi e deri me sot, te gjithë kufijtë e pronave te paluajtshme (parcelat) trajtohen njësoj, pavarësisht a është mal, livadh, arë, rrugë, lumë.

Faqe 53 e Raportit të Komisionit të ri për kufirin në kapitullin 4.5 shkruan “pasi që Drejtoria Gjeodezike Krahinore, Arkivi i saj, dhe shumica e drejtorive komunale kadastrale janë plaçkitur, janë bartur dhe ende gjenden në Serbi, përderisa edhe ato dokumente të mbetura në Arkivin e Kadastrit të Kosovës janë në gjendje të keqe”

· Komunat të cilat kufizohen me Malin e Zi, Junik, Deçan, Pejë, Istog posedojnë dokumentacionin e plotë kadastral origjinal që nga themelimi e deri më sot. Nga këto komuna nuk është plaçkitur asnjë dokument. Për të gjitha parcelat ekzistojnë matjet origjinale duke filluar qe nga vitet 1930 e deri më sot. Vlen te theksohet se të dhënat kadastrale për këto komuna janë skanuar dhe janë të arkivuara në kadastrin e komunave të cekura sipër.

Edhe Shtetit i cenohen 520 prona shkaku i neglizhencës institucionale Arbëri Shtetit i cenohen 520 prona shkaku i neglizhencës institucionale

Prandaj Agjencia Kadastrale e Kosovës bën këtë reagim për të mos i lënë vend tentimit të lajthitjeve të sipër cekura për dokumentacion kadastral të territorit të Kosovës.

Dokumentacioni zyrtar kadastral dhe territori i Kosovës është i pandryshueshëm prej vitit 1974 e deri më tani, andaj Agjencia Kadastrale e Kosovës do të reagojë ndaj të gjitha tendencave për shtrembërim të dokumentacionit kadastral që mund të jenë të përfshira në raportin e Komisionit aktual.