Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, nuk pret që procesi gjyqësor që është duke u zhvilluar ndaj tij dhe të tjerëve në rastin “Stenta”, ta pengojë në rrugëtimin e tij politik në zgjedhjet e qershorit.
Me shumë gjasë, ai pritet të vazhdojë koalicion bashkë me PDK-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi parti politike që 14 vite, sigurisht jemi ballafaquar me shumë gjëra por sigurisht edhe këtë herë bisedat e para për koalicion i kemi me PDK-në”, ka thënë Agani.
Agani për Koha.net ka thënë se janë duke realizuar përvojat e tyre reciproke bashkë me PDK, por në ndërkohë kanë pasur oferta edhe nga disa subjekte tjera.
Ai ka thënë se përveç vonesave enorme që ka pasur, asgjë tjetër nuk do ta pengojë që ai të kandidohet për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Duke pas parasysh vonesat enorme, mund të jetë ky i vetmi problem, por megjithatë unë e kam dëshmuar shkallën e përgjegjësisë sime”, ka thënë ai.
Partia e Drejtësisë në zgjedhjet e kaluara ka qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në që drejtohej nga Hashim Thaçi, ndërsa qe përfaqësuar në Kuvend me deputetin Gëzim Kelmendi, i cili më vonë kishte lënë Partinë e Drejtësisë, për të formuar partinë e tij “Fjala”, si dhe deputeten Labinotë Demi në Qeveri.
Kryetari i PD-së Ferid Agani, mbante pozitën e ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë deri në momentin kur për të ishte ngritur aktakuzë, për çka ishte liruar nga detyra nga kryeministri Isa Mustafa.