Afro 50 mijë euro grante kanë përfituar 14 organizata të udhëhequra nga gratë nëpërmjet Rrjetit të Grupit të Grave, të cilat janë mundësuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grupit të Grave, Igballe Rugova, ka thënë se organizata që drejton që nga viti 2012 ka filluar fondin për të ndihmuar anëtarët e saj që të vazhdojnë punën dhe të zbatojnë strategjinë e përpiluar.
Që nga viti 2012, FGK-ja ka ndarë 144 grante, duke përkrahur 75 organizata të ndryshme, me shumën prej 532.830,50 eurosh. FGK-ja ka pasur më shumë se 19.564 përfitues dhe ka kontribuar në së paku 29 ndryshime të politikave drejt përmirësimit të jetës së grave dhe vajzave në Kosovë.
Arsim Aziri, udhëheqës i administratës dhe këshilltar i sektorit privat në Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), ka thënë që përmes fuqizimit të gruas në ekonomi dhe edukim po tentojnë që në maksimum balanca gjinore të jetë e respektuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
18 organizata të grave përfitojnë grante prej 66 mijë euro
-
Fondi i Grave të Kosovës ndau 59,266€ për 20 organizata anëtare të RrGK
-
Fondi i Grave të Kosovës ndau 47,992 euro për 14 organizata të udhëhequra nga gratë
-
Grantet për gratë, Osmani: Arritjet e grave po e riformësojnë sektorin e biznesit
-
“Socio-Projekti 2” ofron grante për 14 gra nga Komuna e Prizrenit