Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka vlerësuar se ky institucion ka qenë efikas në kryerjen e lëndëve gjyqësore të të gjitha natyrave dhe kësisoj ka arritur që të ulë numrin e lëndëve të trashëguara nga 29 mijë që kanë qenë në fund të vitit 2016 në afro 18 mijë në fund të vitit 2017.
Sipas tij, angazhim të shtuar ka pasur edhe për gjykimin e lëndëve të natyrës korruptuese, ku gjatë tërë vitit 2017 janë përmbyllur 32 raste. “Marrë në përgjithësi, Gjykata Themelore e Prizrenit ka arritur rezultate të mira, bashkë me degët e saj në Suharekë dhe Dragash”, ka thënë Hoxha, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka theksuar se në Gjykatën Themelore në Prizren në fillim të vitit 2017 janë trashëguar 29 mijë raste, derisa gjatë vitit kanë ardhur edhe 32 mijë raste, ku gjatë 12 muajve janë kryer afro 44 mijë raste dhe kanë mbetur në punë afro 18 mijë lëndë...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Afro 16 mijë lëndë të pakryera në Themeloren e Prizrenit
-
Themelorja në Ferizaj thotë të ketë zgjidhur mbi 9 mijë lëndë, prej tyre 3.560 penale
-
Afro 24 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën e Prizrenit
-
Gjykatës Themelore të Prishtinës i mbesin 90 mijë lëndë të pazgjidhura
-
Themelorja në Gjilan: Për tre muaj zgjidhëm më shumë lëndë se që pranuam