Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AFP: Shkollat në Kosovë të ndara në baza etnike

Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar një artikull për Kosovën në të cilën paraqet ndarjen e shkollave sipas etnisë.

Në shkrimin e kësaj agjencie është përmendur një shkollë në Kosovë si shembull i ndarjes së nxënësve sipas etnisë.

“Në terme afatgjate kjo do të shkaktojë dëme sociale dhe destabilitet politik”, ka thënë për AFP-në njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili paralajmëron se nxënësit serbë në Kosovë rrezikojnë të jetojnë “jashtë realitetit”, transmeton Koha.net.

AFP-ja shkruan se edhe pse 100 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, minoriteti serb nuk e njeh dhe përkrahet nga Serbia e Rusia.

“Në Palaj, fshat në periferi të kryeqytetit Prishtina, rreth 400 banorë janë të etnisë serbe dhe e quajnë fshatin Crkvena Vodica [Uji kishtar]. Ata ndajnë shkollën me komunitetin shqiptarë, por emri i shkollës ndryshon në bazë të etnisë”, shkruan AFP.

Edhe Nxënës shqiptarë e serbë pa komunikim edhe pse mësojnë në të njëjtën shkollë Arbëri Nxënës shqiptarë e serbë pa komunikim edhe pse mësojnë në të njëjtën shkollë

“Në mëngjes, kur shkolla mirëpret rreth 50 nxënës serbë, ajo quhet ‘Dositej Obradoviq’, shkrimtar dhe filozof serb i shekullit 18. Pasdite, kur 80 shqiptarë ulen nëpër banka, shkolla njihet si ‘Fazli Graiqevci’, aktivist i arsimit”, shkruan më tej AFP.

Nxënësit shqiptarë dhe serbë takohen vetëm kur luajnë futboll dhe komunikojnë mes vete me duar, pasi asnjëri nuk flet shqip e serbisht, transmeton Koha.net.

“Benjamini, një fans i Barcelonës, takohet me fansin e Real Madridit, Lukan, vetëm kur luajnë futboll”, shkruan agjencia e njohur.

“Të gjithë flasin gjuhën e vet. Kur nuk kuptojmë njëri-tjetrin ne përdorim duart”, ka thënë Benjamini për AFP-në, derisa Luka, 12-vjeçar, transmeton Koha.net, thotë se rrallë ka probleme mes nxënësve.

“Por kur ndodhin ne i zgjidhim vetë, nuk thërrasim prindërit ose mësuesit tanë”, ka thënë Luka.

Edhe Nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas mësojnë në klasë të ndarë në Mitrovicë të Veriut Arbëri Nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas mësojnë në klasë të ndarë në Mitrovicë të Veriut

AFP-ja shkruan se përderisa prindërit flasin gjuhën e njëri-tjetrit, dy nxënësit e rinj nuk i dinë.

“Benjamini mund të mësojë anglisht dhe frëngjisht, derisa rusishtja është gjuha e dytë e preferuar për serbët”, shkruan AFP.

“Jemi si dy trena që vijnë nga drejtime të ndryshme dhe takohen në të njëjtin stacion”, ka thënë mësuesi i fizikës, Sejdi Preniqi.

Ndarja, sipas AFP, shkon përtej integrimit të shkollave në Kosovë, vend në të cilin grupet etnike mësojnë në premisa krejtësisht ndryshe, pasi sistemi serb dhe mësuesit e saj financohen nga Beogradi, transmeton Koha.net.

Nxënësit shqiptarë vijnë gjysmë ore pasi ata serbë largohen nga shkolla. Sipas drejtorit të paradites, Igor Maksimoviq, kjo bëhet që të evitohen problemet.

Edhe Një shkollë me dy emra dhe dy zile Arbëri Një shkollë me dy emra dhe dy zile

“Në korridoret e shkollës nuk ka shenja kombëtare”, shkruan AFP-ja.

“Ne nuk merremi me politikë”, ka thënë Maksimoviq. “Ata [serbët] punojnë me programin e tyre, ne me tonin dhe nuk ngjallë tensione”, ka thënë arsimtarja Mevlude Greiçevci.