Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afaristët e Ferizajt përfitojnë nga 2 mijë euro për zhvillim veprimtarie

Gjatë periudhës janar –prill të këtij viti në Komunën e Ferizajt janë regjistruar 272 biznese të reja tregtare dhe prodhuese, ndërkohë Komuna prej vitesh po i stimulon me lirim nga taksat e ndryshme.

Komuna ka planifikuar që bizneset e reja të vogla t’i përkrahë me nga 2 mijë euro, në mënyrë që të rritet edhe numri i të punësuarve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shemsedin Sojeva, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt, nëpërmjet një konference për shtyp, të martën, ka deklaruar se statistikat e Zyrës së regjistrimit të bizneseve rezultojnë se Ferizajt i janë shtuar edhe 272 biznese të reja, ndërkaq numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 11 mijë e 546 biznese të ndryshme.

Sipas tij, në bazë të statistikave që ka nxjerrë, Komuna e Ferizajt këtyre 14 bizneseve iu ka ofruar afro 14 hektarë tokë komunale në shfrytëzim dhe nga këto 14 hektarë janë bërë 10 milionë euro investime, të cilat kanë ka rezultuar me 270 vende të reja pune... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.