Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aeroporti i ruan 6 muaj gjërat që u humbnin udhëtarëve, tregon se ç’bën me to pastaj

Mërgimtarë pas një kohe të gjatë qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkelen në tokën e Kosovës.

Megjithëse udhëtimi i tyre ishte i gjatë edhe i lodhshëm, posa zbritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, iu doli edhe një problem tjetër, iu humbën valixhet, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kalimi transit nëpër disa aeroporte është një nga shkaqet kryesore pse humbin valixhet e pasagjerëve.

Në aeroportin e vetëm civil të vendit, funksionon shërbimi që merret me valixhet dhe gjësendet e humbura apo të harruara.

Në këtë dhomë mbahen gjësende të ndryshme, duke filluar nga valixhet e mbushura, karrocat e fëmijëve, lodrat apo edhe librat në gjuhë të huaja, për të cilat zyrtarët përgjegjës kërkojnë pronarin gjatë gjashtë muajve në vijim, sipas praktikave ndërkombëtare.

Fetije Sipahi, që drejton këtë shërbim, tregon se çka duhet të ketë udhëtari që kërkon valixhen apo gjësendin e humbur.

Ajo thotë se nëse pas gjashtë muajsh nuk paraqitet askush t’i marrë gjërat apo nuk vjen, pavarësisht se është kontaktuar, atëherë komisioni ndërmerr veprime tjera.

Bekim Ramadani nga njësia doganore në aeroport tregon se çka ndodh me gjërat me vlerë që konfiskohen nga kjo dhomë.

Në këtë aeroport vazhdojnë t’u bëjnë thirrje personave që kanë humbur apo harruar ndonjë gjë në aeroplan të paraqiten në këtë shërbim, në mënyrë që t’u dilet në ndihmë.


Aeroporti i ruan 6 muaj gjërat që u humbnin... by kohanet