Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Administrata komunale përballet me mungesë kuadrosh

Sektori i gjendjes civile, i cili ka në kompetencë mbajtjen dhe ruajtjen e librave amëz përballet me mungesë kuadrosh.

Të njëjtin problem e ka edhe Qendra për Shërbime për Qytetarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ushtruesi i detyrës së pozitës së drejtorit të Administratë së Përgjithshme, Hajrush Ismajli, ka deklaruar se këto mungesat e punëtorëve lidhen edhe me pensionimin e disa punëtorëve, por edhe të punëtorëve të cilët kanë shkuar në pushim pa pagesë. Ai thotë se mungesa të tilla po mbulohen nga zyrtarët e tjerë me qëllim që të ketë punë efikase.

“Ne kemi bërë kombinime varësisht prej kërkesave, i kemi transferuar me rend në bazë të zyrave që kanë pasur më pak punë, zyrtarët i kemi marrë dhe i kemi zhvendosur me nga një ditë në zëvendësime. Domethënë zyrtarin e gjendjes civile që është në Llashticë, në Verbicë të Zhegovcit dhe Dobërqan e Përlepnicë jemi munduar që nga një ditë ata me shku në Malisheve dhe Pogragjë, por edhe në qendër kur kemi pasur mungesë, sepse na mungon një zyrtare e cila ka pushim pa pagesë 1 vjeçare. Te spitali e kemi zyrën e gjendjes civile dhe aty e çojmë nga një zyrtar prej fshatrave dhe në këtë formë e mbulojmë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm