Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Administrata e Prizrenit siguron një shujtë ditore për skamnorët

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë njoftuar se kanë gjetur një zgjidhje për ofrimin e shujtave ditore për skamnorët, në kuadër të projektit: “Kuzhina popullore”. Sipas tyre, vendimmarrja e Komunës do të mundësojë që rastet sociale të shërbehen me nga një shujtë ditore, në një gjellëtore humanitare, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne si drejtori kemi përfunduar të gjitha proceduarat për nisjen e shujtave ditore për njerëzit në nevojë, në bazë të projektit ‘Kuzhina popullore’. Qytetarët të cilët kanë kartonin social nga Qendra e Punës Sociale e Komunës së Prizrenit mund të shërbehen me nga një shujtë ditore përkatësisht me një drekë prej orës 13:00 deri në 15:00”, ka bërë të ditur Sherife Balaj, drejtoreshë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas saj shujta ditore do të shërbehet nga OJQ “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht në gjellëtoren humanitare të kësaj organizate, e cila gjendet në lagjen “Bazhdarane”.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.