Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka paralajmëruar se nga java e ardhshme e tërë administrata e gjykatave dhe prokurorive do të hyjnë në grevë, për shkak të mosarritjes së pagave karshi rritjes së fundit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryetari i Sindikatës, Asllan Rusinovci, ka thënë për Kohën Ditore se nuk janë kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por kërkojnë që edhe stafi të përfshihet në rritje.
Rusinovci ka thënë se kërkesa e tyre është që të rriten pagat deri në 100%. Ka thënë se presin që Qeveria të reflektojë karshi kërkesës.
Artikuj të ngjashëm
-
Fillon greva e administratës së gjyqësorit
-
Sindikata e Judikaturës në grevë, kërkon rritje 100 % të pagave
-
Sindikata e Judikaturës në grevë për rritje pagash
-
Administrata e gjykatave dhe e prokurorive në grevë, kërkon rritje të pagave deri në 100 për qind
-
Administrata e gjykatave paralajmëron grevë nëse s’u rriten pagat për 25%