Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Administrata bart 1 milion euro nga viti i kaluar

Kuvendi Komunal i Pejës në seancën e tij të rregullt të mbajtur të premten, ka miratuar kërkesën e Drejtorisë së Buxhetit e Financave për bartjen e mjeteve të pashpenzuara në shumë prej 1 milion e 21 mijë euro nga viti i kaluar në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Bartja e këtyre mjeteve nuk ka kaluar pa kritikat e subjektit opozitar lëvizja Vetëvendosje, e cila ka konsideruar se ato mjete është dashur të shpenzoheshin vitin e kaluar në të mirën e qytetarëve. Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e subjektit opozitar AAK, të cilët e kanë braktisur sallën që në fillim të seancës, në shenjë proteste për siç thanë ata, për mosangazhimin e institucioneve të larta të Republikës së Kosovës kundër ndalimit të padrejtë të Ramush Haradinajt në Francë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.