Ish-kryetari i Ferizajt, Adem Salihaj, është paraqitur në gjykatë përballë zëvendëskryeministrit të Fatmir Limajt, si dhe të tjerëve, të akuzuar për korrupsion në rastin “MTPT”.
Salihaj, i cili është anëtar i LDK-së, është ftuar për të dëshmuar kundër Limajt nga Prokuroria e EULEX-it, raporton Koha.net.
Limaj, bashkë me Nexhat Krasniqin, Endrit Shalajn, Florim Zukën, si dhe Shpëtim Telakun janë akuzuar nga Prokuroria për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje ryshfeti.
Prokuroria beson se Limaj ishte udhëheqës i këtij grupi,i cili u jepte tenderë atyre që shprehnin vullnet për të dhënë ryshfet. Keqpërdorimet dyshohet se janë bërë me tenderë në rajonin e Gjilanit dhe të Ferizajt.
-
Adem Salihaj, dëshmitar në gjykimin kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve
-
Adem Salihaj përmendet në telefonatat e prezantuara në gjykimin e Limajt
-
Vazhdon gjykimi për korrupsion ndaj Fatmir Limajt
-
Adem Salihaj jep dorëheqje nga LDK-ja
-
Shtyhet seanca ndaj ish-inspektorit të Shtimes Taulant Salihaj i akuzuar për korrupsion