Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka treguar se javën që lamë pas, grupet punuese finalizuan të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale, të fillojnë së aplikuari, brenda disa ditësh.
Ministri ka treguar se bëhet fjalë për pensionin invalidor të punës, që nënkupton pension për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës dhe pensionin familjar, që nënkupton pension i rregullt mujor për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune.
“Këto dy skema të reja përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullaksojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetëtore në fushën e pensioneve”, ka thënë Abrashi, përcjell Koha.net. “Ditëve në vijim ju njoftojmë saktë, se kur mund të fillojë aplikimi për këto skema”, ka shtuar më pas.
-
Abrashi: Pensioni invalidor i punës dhe ai familjar fillojnë së implementuari
-
Abrashi kujton telashet që kishte me veteranët dhe zgjidhjen që u gjet por s’u jetësua
-
Fillon pagesa e pensioneve për tri skema pensionale
-
Abrashi: Komuna e Prishtinës nuk bashkëpunoi për kujdes shtëpiak shëndetësor për pensionistë
-
Abrashi tregon programin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa për pensionet