Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka proceduar sot pagesat e pensioneve për tri kategori përfituese të skemës pensionale, për paraplegjik dhe tetraplegjik, për pensionet familjare dhe ato invalidore të punës.
Këto skema pensionale nuk kanë qenë duke u zbatuar deri më tani edhe përkundër që legjislacioni për to ka qenë në fuqi nga fillimi i vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këto tri skema të reja, të dala nga Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti, janë parashtruar kërkesat e para që nga muaji mars 2017, ndërsa nga muaji janar i të njëjtit vit ka filluar edhe implementimi i Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, ku janë pranuar edhe kërkesat e para.
Përveç pagesës së rregullt mujore për këto pensione, gjithashtu, çdo muaj, në llogaritë e përfituesve do të dalë edhe nga një pension për të gjitha rastet e paraqitura dhe të aprovuara, thuhet në komunikatën për media të MPMS-së.