Tiranë, 24 Shkurt - Ministria greke e Drejtësisë ka shpërndarë një broshurë me titullin “Abetarja e të burgosurit”, në gjuhët shqip dhe anglisht, me qëllim që siç nënvizon, “të ofrohet një informacion i kuptueshëm për të burgosurit e huaj” që vuajnë dënimet në burgjet greke.
Është fjala për një udhëzues informativ lidhur me të drejtat, detyrimet dhe rregullat e jetesës brenda në burg.
Sipas ministrisë së Drejtësisë, përkthimi në shqip është një ofertë e ambasadës shqiptare në Athinë.
“Abetarja” është botuar më tirazh 3.000 kopje për secilën nga të dy gjuhët (anglisht dhe shqip).
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi (zh)dukjet politike të trupave
- Pranga elektronike, paraburgim për dëbim, refuzim lejeqëndrimi: Fushata e Athinës kundër migrantëve
-
Vdiq një shqiptar 42-vjeçar në burg në Greqi
- A mund të kërkohet ndihmë në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për shtetas të Kosovës të cilët janë arrestuar në ndonjë shtet pranues?
-
Njëqind abetare për rrugëtimin e vështirë të shqiptarëve