Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abelard Tahiri shan deputetët e VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është dëgjuar duke sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….”, derisa vazhdoi t’i binte tavolinës me gotë.

Deputetët e VV-së nuk e linin të fliste Tahirin, pasi vetë ai së bashku me kolegët opozitarë penguan fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke goditur tavolinën me gotë.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, i kërkoi Tahirit ta tërhiqte fjalën dhe të kërkonte falje.

“z.Tahiri është incizuar se keni sharë gjatë fjalës suaj kur ka qenë mikrofoni i ndezur. Edhe unë tash kur e dëgjova edhe njëherë po dëgjoj që keni sharë. Mendoj që duhet ta tërhiqni këtë fjalë dhe të kërkoni falje, përndryshe nuk lejohet ky fjalor në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

E më pas Tahiri ka kërkuar falje, duke thënë se ishte nën afekt.

Edhe Tahiri pasi nuk arriti të bëhet deputet: Do të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së Zgjedhjet 2025 6 muaj më parë Tahiri pasi nuk arriti të bëhet deputet: Do të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së

“Në asnjë moment nuk kam menduar ta shaj asnjë deputet. Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, në asnjë rrethanë kjo nuk i ishte drejtuar ndonjë deputeti. Nëse kam thënë një fjalë të tillë të cilën as nuk po e di, iu kërkoj falje kujtdo, edhe qytetarëve që na kanë shikuar”, u shpreh Tahiri. 

 
Abelard Tahiri shan deputetët e VV-së

Abelard Tahiri shan deputetët e VV-së https://www.koha.net/r322796

Posted by Koha.net on Thursday, April 28, 2022