Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku thotë se LDK po merr një kthesë reformuese

Numri 8 për garim në listën e kandidatëve për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së i atribuohet Lumir Abdixhikut.

Për këtë, ai në Rubikon të KTV-së thotë të mos ketë negociuar me kolegët brenda subjektit. Brenda partisë, thotë Abdixhiku, ka pasur vullnet që ai të shtyhet para.

Krejtësisht natyrale e quan përfundimin e tij në LDK si qendër e djathtë.

E kjo sipas tij erdhi si rrjedhojë e frymës së re brenda LDK-së si hapja e lëvizjes jo vetëm ndaj emrave por edhe ndaj ideve.

“Është hapja e lëvizjes jo vetëm në emra të rinj por në ide të reja duke e ruajtur një kontinuitet sepse është një parti e cila po shënon 27 vjetorin tashti”, ka thënë ai.

Edhe Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK Arbëri Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK

Sipas Abdixhikut, kjo kthesë reformuese po merret duke ruajtur vlerën tradicionale që ka ky subjekt e që sipas tij është mbrojtja e Republikës së Kosovës.

Ai thotë të ketë kërkuar që LDK të garojë e unifikuar dhe në front kundër kapjes së shtetit.