Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese serbe.
Këtë deklaratë Abdixhiku e dha të mërkurën gjatë një takimi me qytetarët e Prishtinës në kuadër të platformës “LDK ju dëgjon”.
“Provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë - sovranitetin në veri me fokus të veçantë”, ka shkruar ai në Facebook pas këtij takimi.
Abdixhiku ka shtuar se përballë provokimeve të tilla nga Serbia, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik dhe koordinim me aleatë.
“Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë. Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin”, është shprehur ai.
-
Abdixhiku: Koha është për bashkim, të tejkalohen dallimet dhe hidhërimet e së shkuarës
-
Abdixhiku: Koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike
-
Abdixhiku nga e mërkura nis takimet “për kapërcimin e izolimit dhe krizës”
-
Abdixhiku thirrje Qeverisë: Çdo veprim të koordinohet me aleatët
-
Abdixhiku pritet nga Escobari: Koordinimi me SHBA-në është garanci për të kapërcyer sfidat