Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka insistuar se kryeministri e ministrat nuk mund të betohen si deputetë as sot, pa i dhënë dorëheqjet nga pozitat zyrtare.
Para nisjes së seancës konstituive, Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit ka vepruar sipas procedurave katër vjet më parë, se ai e ministrat e zgjedhur deputetë kishin dhënë dorëheqje.
“4 vjet më parë në Kuvend kryeministri Hoti e ministri Zemaj nuk kishin ardhur në seancën konstituive për betim, shikoni janë incizimet, kishin ardhur në seancën pasuese pasi kanë dorëzuar detyrat. Është rregull demokratik. Nuk po themi që qeveria të mbetet pa zot, po themi që këta individë që i kanë këto funksione s’mund t’i ushtrojnë ato. Fundja mund edhe të qëndrojnë në Qeveri, të mos vijnë në seancë, është çështje procedurale kushtetuese. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë”, ka thënë ai.
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit
-
Abdixhiku: Kërkojmë dorëheqjen e atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste në të njëjtën kohë
-
Abdixhiku negocion me Kurtin, deputetë të LDK-së e akuzojnë
-
Abdixhiku: LDK-ja s’ka apetit për kryetar të Kuvendit, është figurë ceremoniale
-
Hoti e Bajrami nuk flasin para Kuvendit
-
Të pakënaqurit me Abdixhikun s’duan marrëveshje me Kurtin