Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se anulimi i mbledhje së dy qeverive shqiptare është lajm i keq për të gjithë shqiptarët, duke fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po rrezikon shtetësinë e Republikës.
Të martën në mbrëmje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është anuluar mbledhja e dy qeverive e planifikuar për të mërkurën në Gjakovë. Rama ka thënë se ka kërkuar takim të ngushtë me Kurtin, por ky i fundit ka refuzuar. Ndërkohë, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se anulimi është bërë në mënyrë të njëanshme.
Abdixhiku ka deklaruar se Kosova po shkon drejt izolimit e vetmisë.
“Lajmi për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi. Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë. Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Kryetari i LDK-së ka bërë thirrje që Kosovës i duhen miqtë e partnerët strategjikë.
-
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Kurtit: Ka dështuar në të gjitha fushat
-
Abdixhiku s’i shkon Kurtit në takim
-
Abdixhiku: Koha e fundit për rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit
-
PDK-ja e LDK-ja mobilizohen për “rrugën përpara” pa Kurtin
-
Kurti: Mbledhjet e dy qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave