Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Rekord i ri, 25 % e kabinetit qeveritar nën hetime

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se si është e mundur që Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj mbajnë afër kaq shumë njerëz me kaq shumë aktakuza për krim.

“Si është e mundur që nga gjithë këta njerëz të mirë që i ka Kosova të mbash në rrethin tënd, madje deri në këshilltar personal njerëz me ka shumë aktakuza për krim, për kapje për korrupsion. Çështja e dytë që të shkon ndërmend është se si kryeministri i një qeverie mund të punojë me ka shumë individ me aktakuzë, si mund të ndihet i sigurt për veprimet e tyre. Sot Qeveria e Kosovës i ka tre ministra nën aktakuzë për korrupsion dhe krim, i ka edhe dy ministra nën hetime, njëri për shtënie me armë zjarri dhe tjetri për tortura ndaj civilëve shqiptarëve, e ka 25 % të kabinetit nën hetime me aktakuzë, ky është rekord i ri, asnjë qeveri në asnjë vend tjetër të Evropës nuk i ka tre ministra nën aktakuzë e dy të tjerë nën hetime”, tha Abdixhiku, përcjell kp.

Sipas tij, kjo tolerancë është legjitimim i vet krimit.

Deputeti Driton Çaushi ka thënë se Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës ka dështuar totalisht në misionin e tij.

“Vetëm disa ditë pas publikimit të skandalit të mishit nga Belgjika, në disa qytete të Kosovës u gjetën dhe konfiskuan nga inspektorët komunal tonelata të tëra mish të skaduar dhe pa dokumentacion. Raste të tilla po bëhen të përditshme dhe kjo tregon më së miri dështimin total të këtij agjencioni në detyrën e tij. Kosova importon në vit rreth 40 milionë kilogram mish dhe mund ta paramendoni sa është kontrolli dhe vlerësimi i sigurisë së këtij mishi, pra gjatë vitit 2017, nga kjo sasi janë marrë vetëm 375 mostra”, tha ai.

Kurse, deputetja Ganimete Musliu tha se për çështjen e mishin opozita ia kanë kopjuar idenë për debat për mishin e prishur.