Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po e amniston ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Gjithashtu ai Qeverinë e ka quajtur rehabilitues të Oliver Ivanoviqit.
Abdixhiku në Facebook ka shkruar se Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Shton se paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd.
“Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë”, ka shkruar ai.
Ndërkaq për Oliver Ivanoviqin, Abdixhiku shkruar ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Ka shtuar se si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’, sipas Abdixhikur, Ivanoviqi kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës.
“Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”, ka shkruar ai.
Edhe
Abdixhiku: Aministimi i Berishajt e rehabilitimi i Ivanoviqit, skandale që kërkojnë përgjigje
Ai ka pyetur nëse Kosova ka pasur nevojë për këtë ndryshim, që të a amnistohen të korruptuarit vetëm sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet.
“Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend? Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit. Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë”, ka shkruar ai.