Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të ketë organizim më të mirë të brendshëm partiak.
Teksa ka falënderuar votuesit për mbështetjen ndaj tyre, Abdixhiku ka thënë se pas numërimit përfundimtar, LDK-ja do të ofrojë qëndrimet e saj politike.
Ai ka thënë se nuk dinë dhe nuk duan ndryshe, derisa ka përmendur rrugëtimin e deritanishëm.
“E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dimë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe. Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak - dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë - dhe për këtë ndjejë keqardhje. Pavarësisht të gjithave, do të ketë dritë! Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku të dielën mbrëma ka thënë se përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve e merr vetë, ndërsa llogari do t’i japë vetëm LDK-së dhe votuesve të saj.
Në konferencë për media ai i ka bërë të ditura edhe rezultate preliminare dhe i ka uruar të gjitha partitë për procesin zgjedhor.
-
Kryesia Qendrore e LDK-së mbështet Abdixhikun
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK
-
Abdixhiku paralajmëron reforma të brendshme: Nuk na duhen njerëz që marrin pa dhënë
-
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë