Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar faktin e refuzimit të vizës nga Ambasada Amerikane për kreun kosovar të ekzekutivit, Ramush Haradinaj.
“Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë - Republika në rënie të lirë”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë.
“Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka shprehur bindjen se izolimi i Kosovës ka nisur tashmë.
“As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësaj qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet”, ka thënë ai, përcjell koha.net.
-
Abdixhiku: Qeveria ka dështuar, duhet koordinim me Administratën Biden
-
Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë
-
LDK-ja do “marrëveshje të madhe” me LVV-në
-
Abdixhiku: LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së për president
-
Abdixhiku: Mbajtja e vendit të bllokuar për një pozitë të parëndësishme ka qenë e papërgjegjshme