Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për caktimin e çmimeve të produkteve bazike – pas kërkesës së dorëzuar nga LDK-ja.
Abdixhiku ka thënë se Kushtetuesja hodhi poshtë edhe një ligj “të qeverisë më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë”.
“Duke e cilësuar ‘ligjin për çmimet tavan’ si ligj në kundërshtim me vlerat bazike të lirisë ekonomike të Republikës, kjo gjykatë shpërfaqi jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie por dhe tendencat e tyre që me vetëdije të shkelin Kushtetutën”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka thënë tutje se kryeministri e ministrat mburreshin me këtë ligj, ndërsa me ironi ka shtuar se “sa mend kanë, do të ankohen”.
“Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj. Çfarë mend kanë, do të ankohen - sikurse deri më tani - se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre”.
-
Kushtetuesja shpall të pavlefshëm Ligjin për caktimin e çmimeve të produkteve bazike
-
Abdixhiku për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ishte veç mashtrim, ua kemi thënë
-
Në LDK kundërshtohet obligimi i deputetëve për votën në Kuvend
-
Qeveria zotohet t’i mbrojë konsumatorët nga fryrjet artificiale të çmimeve
-
Masa për produktet bazë, Qeveria mblidhet të premten