Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti në dy vjet pushtet. Sipas tij, për këto dy vjet “është kuptuar paaftësia qeverisëse”.
Në një video në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po hyn në vitin e tretë të qeverisjes, “me përplot premtime të dhëna e të pabëra”.
“Pas disa ditësh, Qeveria do të mbushë dy vjet në pushtet. Në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë; kur sistemi ynë shëndetësor është në krizë; kur të rinjtë tanë po largohen nga vendi; kur kosto e jetesës çdo ditë po rritet, e kur pagat e secilit mbesin të ulëta, Qeveria do të festojë. Në dy vjet në pushtet kemi kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna. Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë, së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme e përplasjen e panevojshme me aleatë jashtë. Kuptuam pra paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova e meriton”, ka thënë Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar “nisjen e fushatës”. Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do t’i numërojnë ato që i ka cilësuar dështime të Qeverisë Kurti.
“Do të ndajmë dhe planet tona sepse besojmë se vendi ynë meriton më mirë. Dhe Kosova do të bëhet më mirë”, ka përfunduar ai.
-
Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së, paralajmëron dorëheqje
-
Abdixhiku: Gjashtë vjetët e qeverisjes së VV-së sollën pasoja katastrofike
-
Abdixhiku: Qeveria mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin, ai dhe qeveria e tij s’e kuptojnë ekonominë
-
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Kurtit: Ka dështuar në të gjitha fushat