Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku për bashkëpunimin AKR-PAN: Fitore e përkohshme e së mbrapshtës ndaj së drejtës

Deputeti i ri nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me shkëputjen e AKR-së nga koalicioni LAA dhe për rrjedhojë edhe nënshkrimin e marrëveshjes me PAN-in.

Abdixhiku thotë se një bashkëpunim që mbështetet në “kontrabandë”, “tregtarë votash”, “mashtrim të qytetarëve” dhe që mbështetet “edhe në Beograd”, s’mund të jetë alternativë e dinjitetshme për Republikën, raporton Koha.net.

Kjo, sipas deputetit të LDK-së, është veçse një pazar i ulët, pa parime, pa moral e pa kurriz.

“Është arsye pse politika shihet sot si profesion i pistë, e Kosova si vend i pa shpresë. Qytetarët meritonin më mirë, Kosova meritonte më shumë. Triumfi i kapësve me argatë e sekserë bashkë është fitore e përkohshme e së mbrapshtës ndaj së drejtës. Si e tillë, ajo s'mund dhe s'do të ketë jetë të gjatë”, ka thënë Abdixhiku.