Lumir Abdixhiku nga radhët e LDK-së ka thënë se PAN-i me miq pak u zhbë, derisa theksoi se ata s’do t’i mungojnë askujt e ora e ndryshimit ka nis.
“PAN-i me miq pak, u zhbë. S’do t’i mungojnë askujt”, shkruan Abdixhiku në Facbook.
Tutje ai ka shtuar se shteti i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm, i kërcënimit të prokurorëve, i falimentimit të Telekomit, i punësimeve familjare, i rritjes së pagave për vete, i mashtrimit në festë pavarësie, i zv/kryeministrave me armë në shokë, i ministrave me aktakuza, i kidnapimit të qytetarëve të huaj, i dështimit në liberalizim, i dështimit në Interpol, i izolimit nga aleatët, i humbjes së njohjeve, i humbjes së 24,000 vendeve të punës, i rritjes së borxhit publik, i kapjes së universiteteve, i zaptimit të noterëve, e i vendosjes së Komandant “Fytyrave” tek pronat - po merr fund. Për të mirë, ma në fund.
“Nga sot, ora e ndryshimit ka nisë. Tik-tak!”, shkruan ai.
-
Pantina: Kam dëgjuar se disa delegatëve u janë ofruar pozita në Qeveri nëse votojnë kundër shkarkimit të Abdixhikut
-
Abdixhiku: Kjo Qeveri është dorëzuar, koha jonë po vjen
-
Abdixhiku: Dialogu s’mund të kontraktohet, u zhbë ekipi me nipër e dajë
-
Abdixhiku: Në Kosovën e PAN-it gati 200 milionë euro të shpërdoruara për një vit e gjysmë
-
Abdixhiku: Kosova është e kapur me kunata e akraba të njerëzve në pushtet