Deputeti i LDK–së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abidxhiku, sot, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar është bërë nivelim i pagave të Trustit me ato të BQK-së, transmeton Koha.net.
Ky është postimi i Abdixhikut:
Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht - pas 10 viteve debat - nivelizohen me ato të BQK-së.
Sot pranova njoftimom e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë.
Natyrisht, do të ishte mirë që shembulli i tille të ndiqej edhe nga qeveria e institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër.

-
Mustafa e Abdixhiku përplasen në distancë për rezultatin dhe orientimin e LDK-së
-
Abdixhiku zotohet për 1 miliard euro investime në arsim
-
Abdixhiku prezanton 10 zotimet e LDK-së për Kosovën
-
Abdixhiku premton punësim për secilin të porsadiplomuar
-
Premtimi i Abdixhikut: Paga e mësuesit 1000€, e infermierit 975€, e policit dhe ushtarit 900€