Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimin me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, do ta zhvillojnë të premten në orën 14:30.
Derisa ka kryer homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, Abdixhiku ka deklaruar se do jetë konstruktiv për të kontribuuar në ndërtimin e institucioneve të reja, “duke mbrojtur idealet dhe idetë e LDK-së”.
“Jemi të interesuar të shërbejmë mbarë dhe drejt, si LDK-ja dhe jo vetëm në të gjitha rolet që i kemi për të kontribuuar në shtetin tonë, duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë që nis në Prekaz”, ka thënë ai. “Meqë jemi në këtë tempull, do të punojmë për interesin e Kosovës. Ky interes kupton që të jemi konstruktiv dhe të afërt mes vete, duke i shërbyer institucioneve të vendit që janë ndërtuar me sakrificë”.
Abdxhiku ka paralajmëruar se LDK-ja do mbajë një mbledhje konsultative të brendshme për t’i treguar hapat e mëtejmë.
-
Abdixhiku pritet të takohet sot me Kurtin dhe Osmanin
-
Abdixhiku: Të premten jam i gatshëm të takohem me Kurtin e Osmanin
-
Në LDK thonë se Abdixhiku s’u konsultua për emrin e Sejdiut, nesër mblidhet Kryesia e partisë
-
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kur të ketë rezultate, do të kemi lajme për ju
-
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë, shumë larg marrëveshjes eventuale