Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Kurti s’e njeh më realitetin, është dehur nga jeta prej pushtetari

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar kritika të ashpra të shtunën ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar si një populist që s’e njeh më realitetin e që është dehur nga jeta prej pushtetari.

Reagimi i Abdixhikut vjen një ditë pasi kryeministri Kurti kishte thënë se “kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë”, në një takim me ministrin e jashtëm polak, njëherësh kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau, të premten.

Kreu i LDK-së thotë se Kurti i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vetë është mirë.

“Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku potencoi se Kosova është në krizën më të thellë se çdo shtet evropian e që kjo Qeveri s’po iu del në krah qytetarëve të saj. “As atëherë kur inflacioni arrin frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, shkroi tutje ai.

Edhe Abdixhiku krahason Kurtin me Don Kishotin: Jeton në realitet paralel Arbëri Abdixhiku krahason Kurtin me Don Kishotin: Jeton në realitet paralel

Kosova po përballet me inflacionin ndër më të mëdhenjtë ndër vite. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në qershor, norma vjetore e inflacionit, e matur në krahasim me qershorin e vitit të shkuar, ishte 14.1 për qind.

 

Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë! Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai...

Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, July 16, 2022