Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur atij të PSD-së, Dardan Molliqaj, që akuzoi LDK-në se për pak pushtet është në gjendje të pranojë Dialogun dhe PDK-në.
Teksa Molliqaj akuzoi LDK-në se për pushtet ndërron qëndrim, Abdixhiku ka thënë se është PSD-ja ajo që ditën del në konferencë të përbashkët me PDK-në e në mbrëmje akuzon LDK-në për afrim me ta.
“PSD para dite del në konferencë - gojë vesh më vesh - me PDK-në; në mbrëmje na akuzon neve LDK-në për afrim me ta. Hipokrizi, asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku më pas ka thumbuar PSD-në duke thënë se “zakonisht partive nën 2% s’u reagojmë. Po e bëj një përjashtim”.
Artikuj të ngjashëm
-
Në LDK kërkojnë që nënkryetari i partisë t’ia zërë vendin kryetarit
-
LDK-ja hesht lidhur me nismën për shkarkim të Abdixhikut
-
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK
-
PSD-ja me kritika për opozitën dhe për disa media
-
Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë