Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku flet për tërheqjen e treshes nga zhbërja e Speciales

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka quajtur humbje kohe ato ditë kur Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, tentuan shfuqizimin e Speciales.

Por megjithatë, të tre prej tyre kanë ndërruar mendje.

Abdixhiku ka thënë se pasi u izoluan të tre, u tërhoqën nga kjo tentativë dhe u kthyen në arsyetimin fillestar, ashtu siç thonin që nga fillimi deputetët tjerë.

Postimi i Abdixhikut në Facebook:

Tash,

Edhe LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut Arbëri LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut

- Orkestruan peticione, organizata e deputetë;

- E nisën shfuqizimin në mesnatë;

- I rënduan marrëdhëniet me aleatët tanë;

- Fyen secilin përfaqësues të tyre;

- Krijuan imazh krejtësisht joserioz në botë;

- Shqetësuan pa nevojë qytetarët tanë;

- Shpallën secilin mbrojtës Republike tradhëtar;

Edhe Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë Arbëri Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë

Dhe në fund, pasi u izoluan, u tërhoqën të tre - secili pas tjetrit. Tash u kthyen në arsyetimin fillestar, atë që e thonim ne gjithëherë.

Në vend të politikanëve të matur e serioz, Kosova mbetet peng e individëve pa përgjegjësi, humbës kohe e shkaktarë theqafjesh. Pavarësisht bindjeve politike që mund t’i ketë secili, një mbetet e sigurtë, Kosova bëhet normale kur të lirohet nga një klasë politike jokredibile si kjo.