Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar vendimin e qeverisë për t’i revokuar lejen për vizitë në fshatin Banjë të Skenderajt, të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E ka cilësuar si turp para vetes e botës për shtetin e Kosovës.
“E kthyen Vuçiqin mbrapshtë - në Mitrovicë. Ndalojnë vizitë, e lejojnë atë. E ndalojnë sërish - por tashmë veçse pjesërisht. Presidenti i një vendi armik pasi ka caktuar kufinj të rinj; pasi ka folur për resurset e Kosovës sikur ishin të tij; është ndaluar - në i thënshin ashtu - e është kthyer jo në Serbi por në Veri”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, ndalesa tregon se ku përfundon fuqia e Kosovës; ku nisë ajo e shtetit të tij.
“Me ose pa dije - më shumë me të dyja bashkë - liderët kosovarë caktuan kufirin e ri politik. Ja, thanë, s’mund të vijë kurrë në Drenicë; le të kthehet në Mitrovicë. Dhe na jepen si triumfalistë. Çfarë disfate poshtëruese para vetes e botës; para shtetit të vet. Vizita - në gjithë Kosovën - nuk është dashur të lejohet në rend të parë asnjëherë”, ka thënë ai.
-
Abdixhiku: Mbajtja e vendit të bllokuar për një pozitë të parëndësishme ka qenë e papërgjegjshme
-
Abdixhiku për masën e përkohshme: Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton
-
Abdixhiku: Fitore e injorancës
-
Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim
-
Osmani: Vota juaj i jep drejtim shtetit tonë