Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse s’u prit Vuçiqi në Jarinë nga kryetari i Kosovës dhe a mund të shkojë Thaçi i vetëm në Preshevë

Opozita në Serbi vazhdon ta kritikojë vizitën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, transmeton Koha.net.

Për liderin e të Majtës në Serbi dhe ish-bashkëbiseduesin e Edita Tahirit në të ashtuquajturat “biseda teknike” në Bruksel, Borko Stefanoviqin, fjalimi i Vuçiqit në Kosovë nuk ka qenë as historik dhe as i vërtetë, por vetëm propagandë dhe cirk i zbrazët.

Bllokimin e rrugës së Vuçiqit për të shkuar në Banjë, Stefanoviq e ka quajtur të rrezikshëm.

Po kështu është shprehur edhe për ridefinimin e kufijve, sepse, sipas tij, ai nuk i zgjedh problemet e serbëve në Kosovë.

Për ish-zyrtarin e lartë të Serbisë adresimi me telefon i Vuçiqit banorëve të Banjës në Skenderaj, është ridefinim kufijsh, përcjell n1.

Edhe Çfarë do të ndodhte po të vinte Vuçiqi në Banjë Arbëri Çfarë do të ndodhte po të vinte Vuçiqi në Banjë

“E patë se adresimi me telefon është pasqyrë e ridefinimit – mund të shkohet deri në Banjë e jo më tej. Serbët në Kosovë patën rastin të shohin si duket vizioni i Thaçit dhe i Vuçiqit për Kosovën deri këtu mund të shihni e të shihni e prej këtu vetëm të dëgjoheni”, tha ai.

“Po të ishte Kosova shtet, siç po pohohet, atëherë Vuçiqin në Jarinë do ta priste Thaçi si kryetar i Kosovës dhe pastaj bashkë do ta vazhdonin vizitën. Po të ishte Presheva e ndarë nga Serbia, atëherë kjo do dëshmohej me shkuarjen e Thaçit në Luginë pa Vuçiqin”.