Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook ka thënë se beteja e partisë së tij nuk është “shtypja e mediave e as instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë”.
Abdixhiku ka thënë se frustrimi popullor s’ka qenë kurrë vlerë e popullit të Kosovës.
Ai ka thënë se “e ardhmja e jo përçarja, është preokupim i LDK-së”.
“Beteja jonë nuk është shtypja e mediave. As instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë. Frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës; prandaj përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojmë! Kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara! Prandaj, pas çerdhes në Lipjan, vazhdojmë sot me punimet e mëdha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Shtim i hapësirave, shtim i kapaciteteve, shtim i shërbimeve - në mënyrë që kjo QKMF të ofrojë kujdes modern shëndetësor për secilin banorë në këtë qytet! Sepse kemi punë. Sepse Kosova ka aq shumë punë! Sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tonë!” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
-
Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim
-
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK
-
Abdixhiku: S’bëjmë kompromise për emrin e presidentit me të cilin kërkuam mbështetje qytetare
-
LDK-ja shpreh shqetësim për “luftë hibride” dhe "sulme kibernetike" ndaj Abdixhikut
-
Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së, antidot i gjendjes ku ka rrëshqitur Kosova