Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar qeverinë e re të kryeministrit Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Abbott tha se është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, dhe se duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit.
“Me 6 tetor, kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë kosovarëve”, deklaroi Abbott.
Artikuj të ngjashëm
-
Abbotti nga Kosova në Shqipëri, Kurti: Duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet njësoj
-
Abbott uron Kurtin: Pres të punoj me ju në prioritetet tona të përbashkëta
-
Abbott: Kosovës i duhet qeveri stabile për 3-4 vjetët e ardhshëm
-
Ambasada britanike thërret për përshpejtim të negociatave për formimin e qeverisë
-
Kurti takohet me Abbottin, i shpreh interesimin për bashkëpunim me qeverinë e re britanike