Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abbott për djegien e veturave në veri: Veprimet e tilla rrezikojnë stabilitetin

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas djegies së pesë veturave me targa RKS në veri të vendit.

Abbott ka thënë se këto veprime janë të papranueshme, duke bërë thirrje për të gjithë aktorët politikë që t’i dënojnë.

“Djegia e veturave pas riregjistrimit të tabelave në RKS në veri të Kosovës, është e papranueshme. Të gjithë aktorët politikë seriozë duhet t’i dënojnë këto veprime dhune dhe rreziqet që paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë”, ka shkruar ai në Twitter.

Abbott ka deklaruar se për zbardhjen e këtij krijimi të domosdoshme janë hetimet e shpejta që kryhen me seriozitet.

“Hetime të shpejta për këtë krim janë të domosdoshme dhe duhet të kryhen me seriozitet dhe ndjeshmëri”.