Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Kosova është duke treguar se e ka guximin që të përballet me të kaluarën e saj, përmes sundimit të ligjit.
Pas një vizite që i ka bërë memorialit të familjes Jashari në Prekaz në kujtim të viktimave, Abbot ka thënë se Britania e Madhe do t’i qëndrojë prapa qëndrimit të mëhershëm për intervenim në Kosovë, në përpjekjen për të parandaluar një katastrofë humanitare.
Ndërkaq, pak orë pasi u mbyll seancat e para në Gjykatën Speciale për katër krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte, Abboti ka thënë se “sot Kosova ka guximin që të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe përpjekjes së gjetjes së drejtësisë për viktimat”.
“Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë prapa qëndrimit për intervenim si arsye për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe t’ua mundësojë kosovarëve të jetojnë të lirë nga represioni. Siç kishte thënë edhe Tony Blairi në Dhoma e Komunave më 23 mars 1999: ‘S’kemi alternativë tjetër, pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, ka shkruar Abboti në Facebook.
-
Abbott: Kosova është vend i veçantë që e meriton të jetë i suksesshëm
-
Abbotti nga Kosova në Shqipëri, Kurti: Duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet njësoj
-
Abbott në takim me Sveçlën thekson mbështetjen e Britanisë për hetimin e sulmit në Banjskë
-
Bislimi i thotë Abbottit se Kosova është konstruktive në dialog
-
Abbott: Britania e gatshme të ndihmojë, rezultati pozitiv në Ohër arrihet me vullnet politik