Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abbott: Më 14 shkurt qytetarët votuan për ndryshim

Ambasadori i Britanisë në Kosovës, Nicholas Abbott, ka thënë se më 14 shkurt qytetarët votuan për ndryshim në Kosovë. Thotë se qytetarët e Kosovës besojnë në sistem, prandaj pavarësisht pandemisë e kushteve atmosferike kishin dalë për të votuar.

“Qartazi njerëzit dolën për të votuar, sepse mendoj se edhe në tetor 2019 edhe këto zgjedhje, njerëzit donin të jepnin mesazh të qartë. Ata donin ndryshime, ata donin të mbështesnin ndryshimet dhe duan t’i shohin duke ndodhur”, tha Abbott në DESKU të KTV-së.

Sipas tij, procesi zgjedhor kaloi mirë, ndërsa shton se BE-ja do të dalë me rekomandime që do t’ia paraqesë qeverisë së re dhe KQZ-së rreth asaj se ku duhet të ketë përmirësime në sistem .

Abbott thotë se në Kosovë ka demokraci, ndërsa fitorja e Kurtit e Osmanit shton se ka qenë e pritshme.

siç e dimë, kishte disa pyetje rreth asaj se si ajo zgjedhje është bërë në shkurt në disa pjesë të Kosovës, dhe kjo duhet të kuptohet dhe duhet të shikohet prej afër. Në thelb, mendoj se çështja kyçe është të sigurojmë se procesi zgjedhor para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve funksionon hapur dhe në mënyrën më transparente të mundur. Sepse kjo është ajo që e kërkon publiku. Ë se të gjithë kemi pritur që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të dalin fitues”, tha ajo.