Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar festën e Fitër Bajramit, pasi e ka falur atë në Xhaminë e Madhe në Pinjesh të Ulqinit, të hënën.
Ai iu bashkua dhjetëra ulqinakëve në faljen e Bajramit.
Me disa pamje të publikuara nga xhamia ku e ka falur namazin e Bajramit, Abazoviqi ka uruar që për këtë festë të mbizotërojnë paqja dhe solidariteti.
“Uroj që Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë ta mirëpresin këtë festë me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot, duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
Abazoviqi ka marrë postin e kryeministrit të Malit të Zi të enjten, më 28 prill.
Artikuj të ngjashëm
-
Abazoviqi ia dorëzon Spajiqit detyrën e kryeministrit
-
Krerët opozitarë urojnë Fitër Bajramin me mesazh për paqe
-
Abazoviq: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën
-
Abazoviqi propozon që rundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi të mbahet në Mal të Zi
-
Abazoviq takohet me Osmanin: Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon