Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që tani vepron si i pavarur në Kuvend, Haki Abazi, ka akuzuar ish-partinë se po manipulon dhe po keqpërdorë dhimbjen dhe emocionet e njerëzve në rastin e ish-aktivistit Astrit Dehari.
Në 7-vjetorin e vdekjes së Deharit, Abazi ka shkruar në Facebook se “kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet e nuk duhet të rëndojë mbi supet e këtij vendi”. Duke thënë se po kërkohet drejtësi nga dikush tjetër, Abazi ka quajtur ish-partinë “peshkatarë të shpirtrave njerëzorë”.
“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë. Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontroll të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratorët. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër. Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerëzorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë”, ka shkruar Abazi.
Në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se provat për këtë rast ekzistojnë, e sipas saj, nevojitet vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur këtë vdekje.
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
Prokurori Shefkiu kërkon intervistimin e ministres Haxhiu rreth rastit “Dehari”
-
Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit
-
Deputeti Abazi intervistohet nga Prokuroria Speciale
-
PDK-ja e LDK-ja kritikojnë Qeverinë se po keqpërdor politikisht rastin “Dehari”