Dega e AAK-së në Prizren nëpërmjet një reagimi për media shpreh shqetësimin në lidhje me gjendjen në disa fshatra të Anadrinisë: Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq dhe Velezhë.
“Uji ka vërshuar këto fshatra, ndërsa ndonëse banorët kanë kërkuar e po kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre”, thuhet në reagimin e AAK-së dega në Prizren.
Sipas AAK-së personat përgjegjës të këtyre fshatrave kanë provuar tërë kohës të kontaktojnë me personat përgjegjës të Komunës por ata nuk ua kanë hapur telefonin.
“E kotë ka qenë përpjekja për ndihmë nga Komuna gjatë tërë natës. Uji ka hyrë edhe brenda shtëpive.
Sipas AAK-së zyrtarët komunal, me papërgjegjësinë e tyre po dëshmojnë se pos që janë të paaftë, janë edhe të pa interesuar që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve
-
Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Mund të ketë përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja
-
Qytetarët në pritje për kompensim, për dëmet nga përmbytjet
-
Kandidatët që humbën vota në rinumërim thonë se s’kanë gisht në skemën kriminale
-
IKSHPK: Në disa rajone të Kosovës uji akoma i papijshëm
-
AME: Kanalizimet e bllokuara, shkaktare për vërshime në disa komuna